Vdiq duke bërë sfidë në TikTok? Babai i Lorenzos: Nuk u gjet asnjë video në telefon

Agron Pjetrushi, babai i të riut që humbi jetën pasi ra nga kofano e makinës në Itali, ka thënë se djali i tij nuk ka qenë duke bërë video për TikTok në momentin që ka ndodhur aksidenti tragjik. Teksa ka folur për mediat italiane, Pjetrushi ka thënë se Lorenzon e ka çuar vetë në ditëlindjen e kushëririt por nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas.

“Lorenzo ishte shumë i mirë, ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”, tha babai.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Ai tha se familja e tij nuk ka fjetur për 8 ditë me shpresën se Lorenzo do ta fitonte betejën dhe do i rikthehej jetës. Ai thotë se të rinjtë nuk kanë qenë duke bërë video kur ka ndodhur aksidenti, pasi policia kur ka konfiskuar celularët e tyre nuk ka gjetur asnjë video.

Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë,” shtoi ai. “Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, ka thënë më tej Pjetrushi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us