‘Vdiq nga tromboza’/ Irida Hasalla humbi jetën pas operacionit te ‘Amerikan 2’, zbardhet skeda e vdekjes

Zbardhet kartela e 28-vjeçares, Irida Hasalla, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Amerikan 2” për heqjen e dhjamit. Në kartelën e siguruar nga ZËRI, shkruhet se nuk dihen shkaqet e vdekjes të së resë, ndaj edhe pritet përgjigjia e autopsisë. Por familjarët pretendojnë të kundërtën.

'Vdiq nga tromboza'/ Irida Hasalla humbi jetën pas operacionit te

SKEDA

Në rrëfimin që kanë bërë për ZËRI, i vëllai Arenc Hasalla tregoi se e motra ishte mirë pas operacionit, madje ka kërkuar që të shkonte në tualet. Por një infermiere i ka dhënë leje që të lëvizte vetë, por në momentin që është ngritur në këmbë, është rrëzuar në tokë dhe i ka rënë trombozë.

Sipas familjarëve, të resë nuk i është bërë asnjë gjilpërë për të parandaluar një trombozë të mundshme, madje as nuk i ishin veshur çorapet e posaçme që janë procedurë për çdo ndërhyrje.

Lajme të tjera |  Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin, ndaj edhe për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us