Veliaj flet për Nesti Angonin: Një njeri i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ka zgjedhur të reagojë shpesh herë nëpërmejt rrjeteve sociale. Së fundmi me anë të një postimi në TikTok, kryebashkiaku ka folur për Nesti Angonin, personit që ka bërë denoncimin kundër tij me identitetin anonim.

Veliaj shfaqet në videon e publikuar me një rosak në dorë, duke e quajtur atë Nesti. Kryebashkiaku shprehet se Nesti, personi anonim, për të është një njeri i vogël, qesharak dhe i zhurmshëm duke e krahasuar edhe me një mizë.

“Nuk jam i befasuar që shokët e mi, vetëm me një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, po humbasin gjumin për disa postime në TikTok. Rri i zemëruar dhe mos u qetëso kurrë,“-shkruan Veliaj krahas pamjeve.

Lajme të tjera |  Propozimi për zgjedhjet e Tiranës/ Berisha: Mbështes një kandidat të përbashkët nga opozita, por...

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa Xoxa në “detyrim paraqitje”, ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje.”/ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us