Veliaj i drejtohet SPAK: Do vijë koha që do kemi një ballafaqim me drejtësinë e re

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot po pret që të ‘flasë’ drejtësia lidhur me inceneratorin e Tiranës, ndërsa theksoi se do vijë koha për një ballafaqim me drejtësinë e re se kush ishin njerëzit që realisht përfituan dhe se kush po akuzohet kot.

“Duhet të shohim që siç e zgjidhëm politikisht në një ballafaqim në publik, duhet të kemi një ballafaqim me drejtësinë dhe të shohim se kush ishin njerëzit që realisht përfituan dhe po akuzohen për korrupsion dhe për çështje shumë të rënda, që sot po vrapojnë nga drejtësia, për vrasje apo për hedhje në erë të një fshati të tërë dhe kush janë ata njerëz që i qëndrojnë gjërave deri në fund. Sot Tirana është më e pastër, por nëse kjo duhet të kalojë edhe filtrin e drejtësisë për inxhinierët e mjedisit të bashkisë, patjetër që do ta bëjmë këtë dhe unë do të pres gjithashtu rezultatin që shpresoj se do të jetë i shpejtë, që nëse dikush vërtet nuk ka asnjë faj të mos ngatërrohen me kokat që organizuan gjithë këtë histori”, deklaroi Veliaj në një intervistë televizive.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj ofron garanci pasurore në këmbim të lirisë, avokatët kërkojnë “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us