Veliaj “kthehet” në Tiranë, SPAK i ngre tjetër akuzë: Ka futur sende të ndaluara në burg!

Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë nga prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, Veliaj ka dalë nga ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe prej orës 10 të mëngjesit në godinën e Prokurorisë. Por nuk është i vetëm! Gjatë marrjes në pyetje Veliaj ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij dhe po jep shpjegime për disa çështje.

Sipas informacioneve të para, Veliajt i është komunikuar një akuzë e re, ajo e “futjes ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të cilat dënohet nga 1 deri në 3 vite burg.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste.

Lajme të tjera |  Vota e diasporës/ Sot afati i fundit për tërheqjen e tyre, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us