Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky shumë i rëndësishëm për objektivat në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 20:45 në “Skonto stadions”. Kjo do të jetë ndeshja e katërt e ekipit tonë në kualifikuese.
Ekipi i Sylvinhos ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet për këtë duel, teksa pas barazimit 0-0 me Serbinë në “Air Albania” do të synojë fitoren ndaj letonezve.
Kujtojmë se aktualisht Kombëtarja mban vendin e 2-të në grupi K me 4 pikë, 5 më pak se Anglia, ndërsa Lituani ka 3 pikë, por me një ndeshje më pak. Ndërkohë Serbia ka vetëm 1 pikë, pork a 2 ndeshje më pak se kuqezinjtë, ndërkohë me 0 pikë ndodhet Andorra.