VENDIMI/ Benet Beci urdhëron shkrirjen e Teatrit Migjeni!

Benet Beci, Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka urdhëruar shkrirjen e Teatrit Migjeni, duke e përfshirë edhe këtë institucion mes katër drejtorive të bashkisë që do të pësojnë të njejtin fat.

Motivet e këtij vendimi nuk dihen ende, ndërkohë që ska asnjë reagim publik në lidhje me të.

Urdhri i lëshuar më 24 janar 2024 nga Benet Beci thotë:

“Urdhëroj: Shkrirjen e institucioneve të varësisë së Bashkisë Shkodër si më poshtë vijon:  Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore; Teatri “Migjeni”; Drejtoria Ekonomike e Arsimit; Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve; Dega Ekonomike e Kulturës.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet administrata e Bashkisë Shkodër. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”

VENDIMI/ Benet Beci urdhëron shkrirjen e Teatrit Migjeni!

Lajme të tjera |  Ylli Manjani – demokratëve: Vini mendjen në punë, Rama ju mundi thellë edhe pa mbështetje amerikane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us