Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Apelit që la në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Ai tha se ky vendim ishte një hakmarrje nga sistemi kriminal.
“Gjykatat marrin vendime politike. Kjo është hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë deputetë të maxhorancës dhe është përpjekje që ai të jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë. Besoj se është hakmarrje dhe për fitoren e Bashkisë së Kavajës, nga një sistem kriminal drejtësie. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura.”, tha Meta.