Vendimi i Gjykatës së Lartë për ‘vulën’, PD publikon dokumentin: Lulzim Basha është kryetari i partisë

Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka analizuar vendimin e Gjykatës së Lartë mbi vulën e Partisë Demokratike.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Sefa thekson se vendimi që e detyron ta zgjidhë në Apel çështjen, nuk cënon legjitimitetin e drejtimit të partisë nga Lulzim Basha.

Madje ai nxori dhe një dokument të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë këtë të enjte, 28 dhjetor, ku njihet Lulzim Basha si kryetar i PD.

Sefa i bën thirrje Gjykatës së Lartë që të zbardhë sa më parë vendimin e plotë në mënyrë që Apeli të nisë sa më shpejt shqyrtimin e çështjes.

Përfaësuesi i PD, nënvizoi se vendimi i Gjykatës së Lartë i dha të drejtë kërkesave të PD të cilat nuk u shqyrtuan në Apel.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë, që detyron Gjykatën e Apelit të zgjidhë në themel çështjen dhe ti japë përgjigjë kërkesave të Partisë Demokratike, është i njëjtë me qëndrimin e mbajtur nga ana jonë para Gjykatës së Apelit.

Lajme të tjera |  Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Gjatë gjykimit në Apel, Partia Demokratike kërkoi shqyrtimin në themel të çështjes dhe zgjidhjen përfundimtare të saj nga ajo Gjykatë, kërkesë që nuk u mor parasysh.

Prej më së dy vitesh, Partia Demokratike ka kërkuar të përballet me të gjitha provat në një debat në seancë gjyqësore, e drejtë e cila është mohuar me anë të veprimeve dhe vendimeve procedurale, që më në fund Gjykata e Larte i pranoi si të drejta.

Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Apelit për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes duke bërë të mundur vendosjen e drejtësisë së vonuar për çeshtjen gjyqësore të PD-së.

Ky ishte një hap shumë pozitiv për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti demokratët që në një kohë të shkurtër do të shohin të përfundojë një teatër i stisur nga aleanca e kullave që kërkojnë ta mbajnë PD-në peng të interesave të tyre.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cënon në asnjë formë dhe mënyrë legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, e cila vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe pregatitjen për zgjedhjet e arrdhshme parlamentare.

Partia Demokratike i kërkon Gjykës së Lartë që në një kohë sa më të shkurtër të zbardhë vendimin e djeshëm dhe ti japë mundësi Gjykatës së Apelit të shqyrtojë sa më shpejtë këtë çështje dhe ti japë zgjidhje përfundimtare”, tha Sefa.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us