Vendimi i padëgjuar/ Djali i tyre vrau 4 nxënës në shkollë, dënohen prindërit e tij

Një juri në Michigan mori një vendim të padëgjuar më parë të enjten, teksa dënoi dhe shpalli fajtor James Crumbley, djali i të cilit vrau katër nxënës në një shkollë të mesme të Michiganit në vitin 2021.

Ai u dënua për katër akuza për vrasje të pavullnetshme, një rast që sipas ekspertëve mund të përbëjë një precedent të rëndësishëm për përgjegjësinë e prindërve të vrasësve në shkolla.

Muajin e kaluar, nëna e sulmuesit, Jennifer Crumbley, u dënua për të njëjtat akuza, duke u bërë prindi i parë që u cilësua përgjegjëse për një vrasje masive të kryer nga fëmija.

Në argumentet gjatë gjyqit, prokurorët thanë se James Crumbley ishte “shumë neglizhues”. Ai bleu një armë SIG Sauer 9 mm për djalin e tij katër ditë përpara sulmit, injoroi shëndetin mendor të djalit të tij dhe nuk mori u kujdes për të parandaluar tragjedinë e parashikuar, thanë prokurorët.

Sipas tyre, të shtënat mund të ishin parandaluar nëse James ose Jennifer Crumbley do të kishin dëgjuar rekomandimin e një këshilltari shkolle dhe do ta kishin nxjerrë djalin e tyre nga shkolla ditën e të shtënave, apo nëse do t’u kishin përmendur punonjësve të shkollës se sapo i kishin blerë një armë.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Ethan Crumbley, atëherë 15 vjeç, vrau katër studentë dhe plagosi gjashtë të tjerë si dhe një mësues në shkollën e mesme të Oksfordit më 30 nëntor 2021. Ai u dënua vitin e kaluar me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Vendimet e prindërve tërhoqën vëmendjen e opinionit publik, teksa testonin nëse dhe si prindërit mund të mbahen drejtpërdrejt përgjegjës për një vrasje masive. Por vendimet e kësaj natyre mbeten të rralla.

Avokatja e prokurorisë Karen Mcdonald u tha juristëve se nuk është e vërtetë se “gjetja e Crumbley fajtor për neglizhencë të madhe do të rezultonte në një akuzë penale për çdo prind që nuk e di se çfarë po bën fëmija i tyre në çdo kohë, pasi Crumbley nuk u përball me “të njëjtat sfida normale si të gjithë prindërit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us