Vendos gjykata e Romës / Emigrantët e sjellë në Gjadër do kthehen sërish në Itali

Gjykata e Apelit të Romës nuk e ka miratuar ndalimin e 43 shtetasve të huaj në qendrat e ndërtuara nga Italia në Shqipëri.

Gjyqtarët italianë vendosën ta referojnë çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të dërgohen në Itali dhe do të lirohen.

Prandaj, gjyqtarët pezulluan ndalimin e 43 emigrantëve Bangladesh dhe Egjiptianë të dërguar në qendrën në Gjadër në Shqipëri.

Gjithçka i është lënë vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në Itali.

Nga sa kuptohet, kjo gjë duhet të ndodhë në orët e vona të mëngjesit, ndoshta në bordin e një anijeje të Rojës Bregdetare.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Provë vendimtare për në BE

Me pezullimin e vendimit të gjyqtarëve, në përfundim të afateve për vlefshmërinë e ndalimeve, emigrantët e ardhur nga Bangladeshi dhe Egjipti do të mund të kthehen në Itali. Një vendim në përputhje me ato të miratuara tashmë nga 18 tetori e në vazhdim, kur gjyqtarët e seksionit të specializuar për çështjet e emigracionit të gjykatës së Romës nuk kishin miratuar ndalimet, të lëshuara nga selia e policisë së Romës, për emigrantët e parë që ishin transferuar në Gjadër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us