Vendos goli i Francezit në Stadiumin “Vora”, Lushnja mposht Erzenin dhe prek zonën Play Off

Lushnja ka arritur t’ia dalë mbanë në sfidën e sotme në Kategorinë e Parë ndaj Erzenit duke triumfuar me rezultatin 1-0 në stadiumin e Vorës ndaj klubit të Shijakut.

Goli i cili vendosi këtë takim u realizuar nga Kamissoko në fundin e pjesës së parë në minutën e 44-të. Loja u administrua mjaft mirë nga miqtë që arritën të dalin me tre pikë të plota nga ky takim.

Me këtë fitore, Lushnja ngjitet në vendin e 6-të të Play Off-it për në Superiore, ndërsa Erzeni gjendet në një krizë totale në vendin e fundit të kampionatit me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Milan dhe Romën, sulmuesi anglez bëhet shok skuadre me Muçin e Rashicën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us