Veriu i Shqipërisë ka më shumë makina në raport me popullsinë, se Jugu dhe qendra

Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kundërt kur bëhet fjalë për zotërimin e një makine.

Eurostat ka publikuar të dhënat e shkallës së motorizimit sipas rajoneve të Europës për vitin 2022. Nga të dhënat rezulton se në Veri të Shqipërisë, shkalla e motorizimit është 260 automjete për 1 mijë banorë, më e larta në vend.

Në zonën e qendrës ka 226 mjete për 1 mijë banorë dhe në Jug, 212 mjete për 1 mijë banorë.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, Shqipëria ka shkallën e tretë më të ulët të motorizimit në Europë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Lajme të tjera |  Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Ndërsa në Bashkimin Europian, në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1 mijë banorë në BE ishte 560.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2022, 3 rajonet kryesore me shkallën më të lartë të motorizimit ishin në Itali: Valle d’Aosta me 2 339 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Provincia Autonoma di Trento me 1431 makina për 1 000 banorë dhe Provincia Autonoma di Bolzano me 9. për 1000 banorë. Ndër 10 rajonet me shkallën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali dhe 1 në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.

Në kahun tjetër ndodhet rajoni francez përtej detit Mayotte (83 makina pasagjerësh për 1 000 banorë), i cili pasohet nga Peloponnisos grek (203 për 1 000 banorë) dhe Guajana Franceze (217 për 1 000 banorë).

Lajme të tjera |  “Më ka zënë belaja me kolegët, dikush më pyeti; ‘si i more 4 mandate?’”- Rama batuta: Ndoshta fitoj sepse s’jam një socialist i mirë!

Nga 10 rajonet me shkallën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 ishin në Francë, 2 në Rumani dhe 1 në Gjermani dhe Austri. Veçanërisht, 2 prej tyre ishin zonat metropolitane të Berlinit (331) dhe Vjenës (366).

Normat rajonale të motorizimit (makina pasagjerësh për 1 000 banorë) janë shpesh të lidhura me kushtet ekonomike, por gjithashtu mund të ndikohen nga rrethana specifike.

Për shembull, norma rekord e Valle d’Aosta u ndikua nga rregullat e favorshme tatimore./Monitor

Veriu i Shqipërisë ka më shumë makina në raport me

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us