Nuk e mendon aspak diçka të tillë. Një trajner serb, që e njeh mirë Shqipërinë, ka komentuar ndeshjen e 7 qershorit, dhe ky është ish-njeriu I stolit I Partizanit, Aleksandar Veselinovic.
Në një intervistë për median tabloide të Beogradit, “Alo”, ai hedh poshtë zhurmën që është ngritur se kombëtaren e Serbisë e pret ferri në Tiranë.
Natyrisht, Veselinovic pyetet se cili është niveli I kombëtares shqiptare, që do të luajë ndaj Serbisë.
“Është një kombëtare që mbrohet fort, është e bashkuar dhe e sakrificës. Me këtë merret ndihmës trajneri Zabaleta. Shqiptarët luajnë gjithmonë me përgjegjësi maksimale, ndërsa minusi më I madh është që nuk kanë krijimtari në sulm. Gjithsesi, mbahen fort. Është e pabesueshme sesa shumë lojtarët I besojnë trajnerit. Braziliani ka bërë punë të madhe dhe ka sjellë ndryshim pas disa viteve me trajnerë italianë”.
Veselinovic vlerëson “Arenën Kombëtare” në Tiranë, si stadium modern dhe sidomos tepër akustik, ku ndihet fort jehona e brohoritjes së tifozëve.