Vetëm 1 pikë ndaj Dinamos, Ilir Daja “makthi” i Vllaznisë së Thomas Brdaric

Vllaznia do të luajë në shtëpi duelin e radhës në kampionat. Shkodranët do të presin Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të të kampionatit.

Duel ky që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 15:30. Një përballje pretendentësh, që premton të jetë spektakël në fushën e lojës.

Për kuqeblutë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të sfidojnë një nga ekipet që nuk kanë mndur t’i mposhtin në këtë sezon. Në 3 duelet e këtij sezoni të zhvilluara në kampionat, skuadra e Thomas Brdaric ka marrë vetëm 1 barazim dhe 2 humbje.

Ndërkohë ekipi i Ilir Dajës i ka mposhtu në 2 sfida. Gjithashtu vlen të theksohet se në barazim 0-0 është mbyllur edhe gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamos. Një 90-të minutësh shumë i luftuar pritet të jetë në “Loro Boriçi” ditën e shtunë, takim i vlefshëm për javën e 34-të të kampionatit.

Lajme të tjera |  Gjithçka e hapur për mbijetesën dhe “Final 4”, njihuni me 5 sfidat e sotme të Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us