Vetëm 3 mungesa, Bledi Shkëmbi ka gati formacionin ndaj Pogradecit

Tirana do të luajë ndaj Pogradeict, takim ky i vlefshëm për “Play-Out” për biletën e fundit në Superiore. në “Elbasan Arena” do të luhet gjithçka për gjithçka, me sfidën që do të startojë në orën 18:00.

Bledi Shkëmbi prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, ku vendosen edhe fatet e bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Për të nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ndaj pogradecarëve do të duhet të bëjë llogaritë pa disa futbollistë.

Kështu janë 3 futbollistë që nuk do të mund të luajnë të dielën. Ernest, Abah dhe Prengaj nuk do të mund të luajnë.

Ndërkohë lajm i mirë për të është gatishmëria e Dembele, Ndrecës, Metës dhe Ismajlit. Të 4 futbollistët do të mund të luajnë në këtë “finale” të rëndësishme, duke qetësuar disi Shkëmbin.

Formacioni i mundshëm:

Lajme të tjera |  VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Barcelona del “e gjallë” me 3 pikët nga “ferri” i Valladolid

Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Soler, Rafael, Përgjoni, Haxhiu, Ndreca, Jarmouni.Trajner: Bledi Shkëmbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us