Vetëm Kroacia ‘mbi’ Shqipërinë, Kombëtarja kuqezi ‘rekordmene’ gjobash

Kombëtarja zhvilloi një Europian mjaft pozitiv, por edhe vuajti disa pasoja. Federata Shqiptare e Futbollit e ka pësuar nga tifozët kuqezi, duke u gjobitur në të 3-ja ndeshjet, përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Edhe pse tifozët shqiptarë ishin magjikë, UEFA nuk i ka falur për hyrjet në fushë, thirrjet kundër serbëve apo ndezjen e mjeteve piroteknike brenda stadiumit. Të gjitha këto janë bërë bashkë dhe shuma e gjobës së Shqipërisë gjatë 3 ndeshjeve është 171 mijë e 375 euro.

Me këtë gjobë, Shqipëria zë vendin e dytë, përsa i përket gjobave gjatë fazës së grupeve. Në vendin e parë ndodhet Kroacia me rreth 220 mijë euro gjoba, ndërsa Serbia në vendin e 3-të me 166 mijë euro.

Lajme të tjera |  Intervista e para pak kohëve që konfirmon transferimin e shqiptarit te Milani: Të luaja në “San Siro” ka qenë ëndrra ime

Lista plotësohet me Turqinë, Zvicrën, Rumaninë, Hungarinë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Gjeorgjinë, Italinë, Gjermaninë, Holandën, Belgjikën. Portugalinë, Anglinë, Danimarkën, Skocinë dhe Republikën Çeke.

Vetëm Kroacia 'mbi' Shqipërinë, Kombëtarja kuqezi

Lista e përfaqësueseve të gjobitura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us