Vetëvrasja e 18-vjeçares, prindërit e të fejuarit: E mbanim në pëllëmbë të dorës, bridhte ku i donte qejfi

Një 18-vjeçare në Lushnje i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, ndërsa policia procedoi penalisht të fejuarin e saj, pas dyshimeve se mes çiftit të të rinjve ka pasur konflikte të vazhdueshme. Prindërit e të riu, që jetojnë në fshatinj Çukas, kanë folur për mediat, duke hedhur poshtë pretendimet se ndaj vajzës është ushtruar dhunë, apo se ka pasur konflikte me djalin e tyre.

Babai i 24 vjeçarit, Arben Drajçi thotë se çifti s’kanë pasur asnjëherë konflikte dhe se vajza bullizohej në shkollë. Ai thekson se nusja e tij ka konsumuar fostoksinën dhe e ka lajmëruar djalin e tij Entilo Drajçi, në ditën që sipas tij ajo kishte ardhur duke qarë nga shkolla.

“E di dhe familja e saj sa mirë e kemi mbajtur, besoj nuk do jenë në kundërshtim me këtë se po të ishin në kundërshtim mund të na e mbyllnin derën që ditën e parë atje. 99% i vjen nga shkolla, këto të dhëna i kemi deri diku. 99% i vjen nga shkolla. Edhe ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë. Ajo ka qenë, e kemi të sigurt. Mund të ketë pasur këto xhelozitë e shoqeve. A ia kanë bërë kot, se ça, a qysh tek këtë nuk e di. Por, presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë!

Na thanë se ka dalë nga shkolla duke qarë. Janë të regjistruara në telefon, i tha çunit më merr tek shtëpia se ashtu kemi një biznes të vogël e ndërrohemi në orën 3, sa e solli këtu…Iku për të pirë një kafe me të vëllanë, i shkruan, ato janë të gjitha atje, hajde se unë piva kokërr. Ta kishte pasur këtë presion ajo s’do i thoshte çunit hajde më merr, janë të gjitha të shkruara. Mendoj se këto portalet të jenë më të kujdesshme se edhe po të mos e kishim nuse djali, ne ndjejmë si prindër, jemi shumë të pastër në vetvete. Se ça thonë njerëzit, njeriut i ndodhka çdo gjë”, deklaroi vjehrri i së ndjerës.

Edhe bashkëshortja e tij, Sajmira, ka fjalët më të mira për nusen. Madje ajo e pikëlluar kërkon që të zbardhet e vërteta pasi nusen e konsideronte si vajzën e saj.

Lajme të tjera |  Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s'e kupton derisa t’ju vijë ajo sekonda që do t’ua marrë të gjitha

“Vajza ka qenë e mirë. Unë kam lënë kokën për atë, ça na bëri neve nuk e di”, thotë ajo duke qarë.

“Çuni dhe ne e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës, dilni dhe pyesni në çdo vend. Nusen ne e kemi peshuar me të gjitha gjërat, nusja 25 ditë ka që është fejuar, por ka qenë këtu dhe më parë, dilte dhe bridhte ku i donte qejfi. E di i gjithë fshati. Ne mendojmë se i ka ardhur nga shkolla, se ka dëgjuar llafe shoqe me shoqen. Janë marrë me dashuri, përmes rrjeteve sociale janë njohur. Kishin bashkë dy vite, nuk ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë që të thoshte se kishte torturë.

Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm“, shton më tej.

Lajme të tjera |  Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

Ngjarja ne rëndë u raportua mesditën e djeshme. Mësohet se të rinjtë bashkëjetonin prej një muaji, ndërsa policia ka dyshime se bashkëshorti i 18 vjeçares ishte tejet xheloz dhe se kishin zënka të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us