Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e arrestit me burg Xhemal Lokën, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.
Në këtë mënyrë Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit, ndërsa Xhemal Loka ka pretenduar se nuk ka qenë ai shkaku për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.
Kujtojmë se 45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në sy të fëmijëve. Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune.