Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, vjehrra: Bedrija fjeti mbi lekët e djalit tim

Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41 vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.

Vjehrra mbrojti djalin duke thënë se ky I fundit Ia kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë

“Djali im ka qenë shumë mirë me nusen. U martuan me dashuri. Sa u martua Bedria ka ikur në Greqi. Ishte shumë punëtore. Në Dibër jetonim më vete. Më pas mora kredi dhe solla djalin në Durrës. Më pas bënë shtëpinë, Xhemalin e ndihmoi dhe djali tjetër. Nuk e di nëse ka pasur dhunë. Unë jetoj me qira. Nuk kemi ndërhyrë në çift”-tha ajo.

Lajme të tjera |  “Çfarë ke që bërtet?”/ E moshuara nuk i ndahet kryeministrit, “kapërcen” Gardën dhe ndalon Ramën në Vlorë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us