Vetëvrasja e 41-vjeçares që u denigrua në Tik-Tok, reagon ministri Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vetëvrasjen e 41 vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit, pas denigrimit që i ishte bërë në rrjetin social Tik-Tok duke i hapur një profil fals në emrin e saj.

Balla shkruan se duhet bërë gjithçka që të eliminohet dhuna ndaj vajzave e grave qoftë edhe online.

“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!  Asnjë Justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE”- përfundon reagimi i Ballës.

Lajme të tjera |  Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us