Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Aleanca e këshilltareve bashkiake të Durrësit: Rasti të hetohet deri në fund

Aleanca e Grave Këshilltare në Bashkinë e Durrësit ka reaguar pas vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka, në Sukth. Në një postim në Facebook, Aleanca shpreh ngushëllime për për familjen dhe fëmijët e gruas së ndjerë. Në postim, theksohet se instancat shtetërore duhet të hetojnë në themel ngjarjen e rëndë.

Postimi i plotë:

Ndajmë dhimbjen e një humbjeje tragjike!

Familja e një nëne të pambrojtur ka humbur një dritë të çmuar. Moralisht ndihemi të detyruar të reagojmë për drejtësi, ndërgjegjësim dhe përkrahje.

Bashkohemi në thirrjen për një hetim të plotë dhe të pavarur. Është koha për përgjegjësi e të gjithë instancave shtetërore të hetojnë deri në fund këtë ngjarje të rëndë.

Sensibilizimi është thelbi!

Le të ndërtojmë një shoqëri të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe vuajtjeve.

Ngushëllime familjes!

Solidaritet me familjen dhe fëmijët

Le të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt. #drejtësi#ndergjegjesim#solidaritet#mbështetje

Aleanca e Grave Këshilltare- Bashkia Durrës

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us