Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Bashkëshorti: Nuk kam lidhje, e bëri për shkak të bullizimit në TikTok

Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, 42-vjeçares që u vetëhelmua me fotoksinë, ka mohuar akuzat se ka lidhje me ngjarjen duke i qëndruar versionit të parë se ngjarja erdhi si pasojë e bullizimit në Tik TYok. Në dëshminë e tij, para hetuesve në Policinë e Durrësit, Loka ka thënë se nuk i ka bërë presion së shoqes. Ndërsa sa i përket dëshmive të fëmijëve, të cilët kanë deklaruar se babai e dhunonte nënën e tyre, ai ka preferuar të heshtë.

“Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, ka thënë ai.

Bedrie Loka i dha fund jetës katër ditë më parë, pasi dyshohet se ka qenë e dhunuar nga i shoqi. Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e të shtunës, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us