Një e moshuar, fqinje me 41-vjeçaren Bedrie Loka, e cila u vetëvra pas bullizimit në rrjetet sociale ka treguar se viktima ishte një grua e thjeshtë dhe se i ka rritur e vetme fëmijët pasi burrin e ka pasur në burg në Greqi. Për mediat ajo shprehet se nuk ka dijeni për bullizimin që i është bërë në rrjetet sociale, apo arsyet që e çuan nënën e 4 fëmijëve të ndërmerrte aktin ekstrem.
E moshuara: Nuk e di, ka lënë fëmijët…7 vjet e kishte burrin në burg. Erdhi burri. Nuk ka bërë bitin që i ka ardhur. Ajo ka qenë burrë, nuk ka qenë grua, ka qenë jashtëzakonisht grua e thjeshtë. Nuk e di! Burrin e ka pasur në Greqi. Burri ia la fëmiëjn në bark dhe ishte 7 vjet në burg, bashkë me vëllanë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë ndërsa dëshmi të reja dalin në dritë. Burime nga brenda fabrikës ku punonte Loka, bëjnë me dije se 41-vjeçarja dhunohej nga bashkëshorti i saj dhe se është varrosur me të nxira në trup. Për herë të parë rasti për bullizim është depozituar në Polici në vitin 2022. Dyshohet se kushërira e viktimës, mund ti ketë hapur një adresë në Tik Tok ku e ofendonte duke e rënduar psikologjikisht viktimën. Por ky nuk është version përfundimtar i ngjarjes.
41-vjeçarja nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz.