Vëllai i Fatbardha Palit, që vrau veten dy ditë më parë në Greqi, ka akuzuar bashkëshortin e motrës së tij për aktin e rëndë. Vëllai i të ndjerës, Leonard Vasku ka folur për “Shqipëria LIVE” duke shpreher se lajmin për vdekjen e të motrës e mori vetëm nga postimi në Facebook.
Vëllai i të ndjerës pohoi se Fatbardha dhe Ilir Pali kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe se prej dy muajsh nuk jetonin bashkë. Sipas tij, amaneti i motrës ishte që Ilir Pali të mos fusë grua tjetër në shtëpinë e tyre. Vasku kërkoi hetimin e ngjarjes, teksa u shpreh se Fatbardha nuk i kishte treguar për problemet që kishte me bashkëshortin.
“Lajmin e kemi marrë vesh vetëm nëpërmjet Facebook-ut. Nuk na tha as bashkëshorti, as njeri tjetër. Ajo shkruante se fajtor për problemet ishte Iliri. Ajo nuk na kishte treguar për problemet që kishte. Javën e kaluar kisha folur për herë të fundit. Më tha që ishte mirë, e pyesnim për bashkëshortin, thoshte është mirë, në punë, në shtëpi. Nuk dija gjë se çfarë po ndodhte. Pasi pashë statusin, i telefonova por nuk na u përgjigj njeri. As Iliri, as vëllai i tij. Më mori nipi pastaj në orën 10 të darkës. Më tha që mami na la. Tha e gjetëm të varur. E pyeta si mund të ndodhte kjo gjë, më tha që nuk kishte debat me babain. Djali e dinte, më tha që i kishte parë debatet, ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në shtëpi, rrinin më vete në shtëpi me qira. Me sa pashë në Facebook, kishin probleme xhelozie. Njëra nga ato gratë që përmendjen atje është gruaja e vëllait të Ilirit dhe tjetra e kushëririt të tij. Ato kanë jetuar në një qytet me Bardhën. Nuk e di nëse Iliri kishte gjë me to. Nuk e di pse është bërë ky problem. Unë e besoj atë që ka thënë motra ime. Nuk ka patur asnjëherë probleme psikologjike. Ajo i kishte lënë amanet djalit që të mos e fuste në shtëpi babain e tij me grua tjetër. Po ashtu që i kishte lënë 500 euro në xhepin e xhupit nipit 2 vjeç. Iliri kishte tërhequr paratë nga banka, aty ka nisur konflikti. Nipi më mori në telefon më tha për varrimin, që të flisja me babain tim. Ata nuk kanë fytyrë t’i dalin para pas asaj që ndodhi. Motra ime shkoi deri në këtë gjendje sepse i vinte zor të ndahej nga burri sepse nu ke ka bërë asnjë nga ne këtë. Ne jemi 7 motra e vëllezër. Nuk kemi pasur probleme dhe ajo kishte turp të ndahej, ksihte 33 vite martesë dhe djalin e kishte 25 vjeç. Ajo ka bërë shkatar Ilirin, unë dua të hetohet, ai mund ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.”– tha ai.
Shqiptarja Fatbardha Pali i dha fund jetës duke u vetëvarur në Greqi në 2 shkurt, ndërsa ka hedhur akuza të forta për tradhti dhe dhunë në drejtim të bashkëshortit të saj, Ilir Palit. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, pak orë para se të ndërmerrte aktin fatal, ajo ka hedhur akuza në drejtim të bashkëshortit, për të cilin thotë se kishte marrëdhënie me disa gra të tjera.