VIDEO/ 120 minuta për të vendosur çerekfinalistin e parë, Palmeiras ia del përballë Botafogos

Palmeirasi është ekipi i parë që kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të Klubeve. Ekipi i drejtuar nga Pereira ka arritur të mposhtë Botafogon me rezultatin minimal 1-0.

Koha e rregullt e kësaj përballjeje u mbyll me shifrat e ekuilibruara 0-0. Ndërsa në kohën shtesë, Palmeirasi u tregua më i saktë duke arritur të shënojë golin e vetëm me sulmuesin Paulinho.

Goli i tij e bëri Palmeirasin ekipin e parë çerekfinalist të Kupës së Botës për Klube. Ekipi brazilian do presë në raundin e radhës fituesin e përballjes së sotme Benfica-Chelsea.

Lajme të tjera |  Gëzojnë arbitrat e kampionatit shqiptar, shkak bëhet vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us