Ky është sezoni i tij dhe po konfirmohet nga java në javë në Armeni. Erald Çinari shfaqet sërish protagonist absolut me skuadrën e tij Noah në elitën e futbollit armen. Shkodrani ishte më i miri në fushë në fitoren e ekipit të tij në shifrat 3-0 përballë Ararat Yerevan.
28-vjeçari fillimisht do ishte asistues i golit të parë të shënuar nga Silva. Ku me një top të hedhur pas shpinës së mbrojtjes kundërshtare, gjeti shokun e tij të skuadrës i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të. Por nuk do vononte shumë dhe për Çinarin do kishte edhe gëzim personal. Pasi në minutën e 53-të mëngjërashi ndjek mirë një aksion nga e majta. Ku i shërbyer nga Pinson nuk e ka të vështirë të shënojë. Teksa shifrat do i thellonte edhe Gregorio me golin e tij në minutën e 81-të.
Ky ishte goli i 14-të sezonal për ish-futbollistin e Vllaznisë në kampionatin armen
Ku deri më tani ka dhuruar edhe 7 asiste në 25 javë të zhvilluara me ekipin e Noahs në kampionat. Me skuadrën bardhezi që në një moment ku kanë ngelur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit në Armeni udhëheq bindshëm në kuotën e 67 pikëve.
13 më shumë se ndjekësit më të afërt të Ararat Armenia, me ekipin e Çinarit që e ka vetëm çështje matematikore shpalljen kampion për këtë sezon.