VIDEO/ 2 gola vendosin fatet e sfidës në Fier, Flamurtari “humbet” kontaktet me kreun

APOLONIA – FLAMURTARI  1 – 1 

Ndeshja:

Është mbyllur 1-1 sfida mes Apolonisë dhe Flamurtarit. Në “Loni Papuçiu” ekipet nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi dhe në javën e 16-të ndajnë pikët mes tyre.

Fillimisht vendasit kaluan në avantazh fillimisht me Maksutin në minutën e 27-të. Ndërkohë pjesa e parë mbyllet me avantazhin e fierakëve. Pjesa e dytë do të fliste më shumë për vlonjatët, të cilët këmbëngulin për të gjetur barazimin.

Dhe pikërisht golin e gjejnë në minutën e 77-të, kur Selimi do të mposhte Kacajn dhe do të çonte shifrat në 1-1. Pavarësisht se kuqezinjtë marrin një pikë mes vuajtjes, për ta është një hap fals, pasi pas fitores së Besës dhe Vorës, humbasin kontaktet me 2 vendet e para.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Skuadra e Andrea Agostinellit mbetet në vendin e 3-të me 36 pikë, 2 më pak se Besa dhe 4 më pak se Vora. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia mbetet në vendin e 9-të të “Play_out” me 16 pikë.

Katgoria e Parë: Java e 16

Stadiumi: “Loni Papuciu”

Arbitër: Florian Lata

Formacionet zyrtare:

Apolonia: Kacaj, Topi, Reapj, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Bejzade, Kofi, Maksuti, Rakipaj, Umejiego. Trajner: Sedat Pajaziti

Flamurtari: Kaloshi, Bolandos, Pjeshka, Beqja, Murataj, Shkurtaj, Trashi, Oshafi, Bangali, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli

LIVE:

90+6′- Mbyllet 1- 1 sfida ne Fier. Apolonia dhe Flamurtari ndajne piket mes tyre.

85′- Apolonia niset ne kundersulm, por mbrojtja vlonjate eshte e vemendshme.

77′- Flamurtari barazon shifrat, Selimi gjen rrugen e rrjetes.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në "Air Albania", e përqafon Laçi

64′- Flamurtari kembengul per golin, por Kacaj eshte “makthi” i vlonjatëve.

46′- Nis pjesa e dyte.

45+3′- Mbyllet pjesa e parë, Apolonia kryeson 1-0 me Flamurtarin.

33′- Flamurtari reagon menjëherë, por portieri i Apolonisë në pozicionin e duhur.

27′- Apolonia kalon në avantazh, Maksuti mposht Kaloshin.

5′- Flamurtari krijon rastin e parë të rrezikshëm, pret Kacaj.

1′- Starton me 20 minuta vones sfida ne Fier, ambulanca mberrin ne stadium

* Ndeshja eshte shtyre per shkak se ambulanca nuk ndodhet ne stadium. Ekipet jane ne pritje te ambulances.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us