Plot 22 vite pritje për të rikthyer Kupën e Shqipërisë në kabinetin e trofeve. Dinamo është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë mbrëmjen e sotme pas “ruletës” së penalltive.
Kapiteni i dinamovitëve, Rustem Hoxha ngriti në qiell trofeun e Kupës sëbashku me trajnerin Ilir Daja, presidentin Adrian Bardhi dhe të gjithë pjesën tjetër të ekip
Ekipi i Ilir Dajës arriti të mposhtë në një finale tepër të vështirë Egnatian. Koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin 2-2, ku shënoi Itodo dy herë për Dinamon, ndërsa Guindo dhe Bakayoko për Egnatian.