VIDEO/ 3 gola dhe përmbysje, Partizani mposht Skënderbeun në Korçë mes spektaklit e rikthehet te fitorja pas 7 javësh

Skënderbeu 1 – 2 Partizani (Nikaj 35′ / Kote 66′, Eleke 90+1′)

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2 në favor të miqve.

Në fakt ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35-të. Ardit Nikaj ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga kapiteni i Partizanit, mbrojtësi Marcelino Preka.

Ndërkohë që Partizani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar si fillim në minutën e 66-të me Koten, teksa golin e fitores e shënoi nigeriani Eleke në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kutoën e 43 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Skënderbeu me 27 pikë mbetet në vendin e fundit, duke u afruar më shumë me rënien një kategori më poshtë.

Superiore: Java 29
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Erjon Bastari

Lajme të tjera |  Protagonist që në sezonin e parë në Armeni, Erald Çinari shpallet kampion me Noah

FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Doka, Shaqe, Merlim, Sabo, Estrela, Nikaj, Bismarck, Nasr. Trajner: Ernest Gjoka
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Preka, Sembene, Janjeva, Kote, Taipi, Mehmeti, Padstrelau, Bintsouka, Zeka. Trajner: Arbër Abilaliaj

LIVE:
90+1′ GOL PARTIZANI! Shënon Eleke.

66′ GOL PARTIZANI! Shënon Kote.

60′ Shkak një ndërhyrje, Ernest Gjokën nuk e mbajnë nervat.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu udhëheq 1-0.
35′ GOL SKËNDERBEU! Shënon Nikaj.

18′ Partizani tenton, por lojtarët e Skëndërbeut të vendosur mirë.

5′ Skëndërbeu rrezikon përsëri, mbrojtja e Partizanit e vëmendshme.

3′ Skëndërbeu kërcënon portën e Qirkos, gardiani i kuq në gatishmëri.

1’ Shkelmohet topi i parë në Korçë, nis sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us