VIDEO/ 300 mijë euro në lojë! Maguette “tund” rrjetën në Spanjë, “çmenden” në festë edhe te Partizani

Maguette Gueye është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Racing Santander po luan në transfertë përballë Mirandes. Sfida e kthimit e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”, është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht ish-mesfushori i Partizanit, ai i cili tundi rrjetën për ekipin e tij Racing Santander. Në minutën e 12-të, Maguette përfitoi nga një pasim mjaft i bukur nga shoku i ekipit, Martin. Më pas, ish-i i Superiores dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy ekipeve përfundoi 3-3, ndërkohë që momentalisht e kthimit është 1-1. Fituesi do të shkonte në finale, për të luajtur aktin e fundit për një vend në LaLiga.

Kujtojmë se ngjitja në elitën e futbollit të Spanjës për Racing Santander, do të gëzonte edhe Partizanin. Në rast se Racing do të arrinte këtë objektiv, të kuqtë do të përfitonin 300 mijë euro, nëse jo, do të merrnin 100 mijë euro.

Lajme të tjera |  Barazimet e Shqipërisë, Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Kapriço e një arroganti, s’donte të fitonim! Duhet reflektim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us