VIDEO/ Aksion model nga koreanët, Jasir Asani shënon golin e radhës me Gwangju

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju po luan në shtëpi përballë Daejeon. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të ligës koreane, është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ai që “tundi rrjetën” për ekipin e tij. Në minutën e 56-të të sfidës, shkupjani gjeti golin, duke kaluar të tijët në avantazh.

30-vjeçari ka bërë mjaft mirë deri më tani në Korenë e Jugut. Në 27 ndeshje, bashkë me të sotmen, Asani ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 1 tjetër.

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us