VIDEO/ Alen Sherri mposhtet nga 1 gol, Fiorentina merr 3 pikët të arta ndaj Cagliarit

Fiorentina ka fituar përballë Cagliarit ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në Firenze, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të ekipit “vjollcë”.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Cataldi. Gjuajtja e këtij të fundit nuk u prit dot nga Alen Sherri, edhe pse portieri i Kombëtares shqiptare nuk kishte fajin kryesor në këtë gol të pësuar, pasi mbrojtja e Cagliarit ishte e “çoroditur”.

Megjithatë, një tjetër ndeshje si titullar për Sherrin, i cili vazhdon performancat e tij pozitive në elitën e futbollit italian. Me këtë humbje, Cagliari mbetet me 14 pikë në vendin e 15-të.

Në krahun tjetër me 31 pikë, Fiorentina mbetet në vendin e katërt, në zonën Champions.

Lajme të tjera |  "Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani zbulon pak nga Rolando Maran: Trajneri kupton shumë nga futbolli! Besiktasi? I lumtur për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us