VIDEO/ Armando Broja spektakolar në Angli, shqiptari rikthehet dhe u bën ‘zbor’ 21-vjeçarëve të Watford

Armando Broja la pas dëmtimin dhe u rikthye në fushën e lojës me Everton. Por ai luajti me ekipin U21 dhe jo me të parin, për shkak se ende nuk është në formën optimale.

Në sfidën e mbrëmshme kundër Watford U21, Broja luajti vetëm 45 minutat e para. Edhe pse nuk ia doli që të shënonte, shqiptari mori vëmendjen kryesore me lojën e zhvilluar.

Driblimet dhe shpejtësia e Brojës nuk munguan, me 23-vjeçarin që dukej “zjarr” pas një dëmtimi të gjatë. Shqiptari lëvizte shumë thjeshtë duke u treguar tepër ekspert dhe i “pjekur” përballë 21-vjeçarëve.

 

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us