Data 27 prill, viti 2025 do mbahet mend gjatë në memorjen e tifozëve të Liverpoolit. “Reds” u kurorëzuan kampion për herë të 20-të në Prmeier League.
Kjo arritje historike u mundësua falë fitores 5-1 kundër Tottenhem. Golat për ekipin e Arne Slot u shënuan nga Diaz, Max Allister, Gakpo, Salah dhe autogoli i Udogie. “Gjelat” londinerz nuk ishin në gjenje për asnjë moment ti prishnin festën Liverpoolit, i cili marshojë me “manita” drejt titullit.
Ata tashmë janë barazuar me Manchester United për numrin totalë të trofeve në ligën angleze, me nga 20 të tilla. Tifozët e kuq e kanë pritur gjatë këtë moment, hera e parë pas një kohe shumë të gjatë që ata festuan me klubin, pasi në edicionin 2019-2020 për shkak të COVID u morën masa për parandalimin e festimeve apo tubimeve.