VIDEO/ As tek sheshi “Skënderbej” as te “Nënë Tereza”: Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë, ja vendi surprizë dhe ora

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha, ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se mitingu përmbyllës i fushatës elektorale do të mbahet në Tiranë më 9 maj në Bulevardin e ri.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”,-shkruan Berisha.

Ndërkohë sot (7 maj) PD – ASHM zhvillojnë takimin përmbyllës të fushatës në ora 17:00 në Korçë dhe në ora 19:30 në Elbasan.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen të dielën më 11 maj.

Lajme të tjera |  "RAMA IK", Kryeministrit i ndërpresin fjalën në Fushë Krujë: A vdeksha unë për ty!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us