VIDEO/ Asllani “gatuan” gol nga korneri sërish, Interi i “yllit” shqiptar mposht Empolin e Ismajlit

Interi ka arritur të fitojë në ditën e djeshme përballë ekipit të Ismajlit. Zikaltërit mposhtën klubin e shqiptarit falë kontributit të nëj legjonari tjetër si Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar “fabrikoi” sërish gol në Itali. Elbasanasi dhuroi asistin e golit të dytë të klubit nga Milano. Holandezi Dumfries kërceu nga toka fort duke goditur me kokë topin e ardhur nga këndorja dhe duke e shndërruar në gol. Korneri u ekzekutua nga Asllani, i cili hyri në fushën e lojës si titullar dhe nuk u ndërrua për asnjë moment.

Ismajli po ashtu e nisis sfidën si titullar, mirëpo Empoli i tij humbi 3-1 në “San Siro”. Qendërmbrojtësi nuk mudni dot t’i bëjë ballë furisë së Interit të Inzaghit që i beson ende më fort “yllit” të Kombëtares.

Lajme të tjera |  Vera i sjell të gjithë në Shqipëri, Eneo Bitri nis stërvitjen në Berat

Asisti i Kristjan Asllanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us