VIDEO/ Asllani me shokë eliminojnë Lazion, Milani pret Interin në gjysmëfinale për derbi

Një fitore me vuajtje, por Interi arrin të mposhtë Lazion. Zikaltrit triumfojnë në shtëpi ndaj kryeqytetasve me rezultatin e pastër 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Një fitore që e kalon menjëherë Interin në gjysmëfinale të Kupës. Fillimisht ishte Marko Arnautovic me një supergol në pjesën e parë që i dha avantazhin vendasve. Ndërsa në të dytën ishte Hakan Calhanoglu që zëvendësoi Asllanin, me një gol nga pika e bardhë.

Lojtari i kombtëares shqiptare e nisi sfidën që nga minuta e parë, por në të 63-tën i la vëndin Calhanoglus. Tashmë në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Milanin ku do të luhet sërish Derbi i Milanos.

Lajme të tjera |  Reali pa alternativa për pankinën, Ancelotti merr vendimin e papritur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us