VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit me “5 yje” ndaj austriakëve, Singo i jep fitoren Monacos

Atalanta mori një fitore spektakolare ndaj Sturm Graz në Champions League me rezultatin e thellë 5-0. Për ekipin e Gasperinit realizoi Retegui në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Pasalic, De Ketelaere, Lookman dhe Brescianini.

Kishte gjithashtu minuta dhe për Berat Gjimshitin që u aktivizua në lojë në minutën e 72-të. Me këtë fitore bergamaskët ngjiten përkohësisht në vendin e tretë të renditjes së Champions League, ndërsa Sturm Graz mbetet pranë fundit të tabelës duke mos pasur shance të kalojë në raundin tjetër.

Monaco ka arritur të marrë 3 pikë të rëndësishme në shtëpi kundër Aston Villës me rezultatin 1-0. Për vendasit ishte Singo që siguroi këtë fitore duke realizuar gol që në minutën e tetë.

Lajme të tjera |  Tjetër kompeticion evropian në Shqipëri, FSHF mirëpret raundet e para të kualifikueseve

Kjo fitore i ngjit francezën përkohësisht në vendin e 9-të të klasifikimit, ndërsa për anglezët do të jetë e vështirë të qëndrojë në tetë më të mirat, pasi ndodhet në vendin e shtatë me një ndeshje më shumë se konkurrentët.

Goli i 5-të i Atalantës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us