VIDEO/ Bajrami në librat e historisë së futbollit skocez, ‘ylli’ shqiptar shënon në finale të Kupës kundër Celtic

Luhet një nga derbitë më të ‘zjarrtë’ të botës, ‘Old Firm Derby’ në Skoci. Nedim Bajrami pas një aksioni të gjatë ka realizuar 1 gol që nuk do harrohet kurrë për nga rëndësia pasi është realizuar në një finale.

Rangers luan finalen e Kupës së Ligës së Skocisë kundër rivalëve të betuar. Mund të jetë kompeticioni i tretë për nga rëndësia, por sa herë bëhet fjalë për Rangers kundër Celtic, edhe një miqësore është si një betejë jetë a vdekje.

Shqiptari e ndoqi me vëmendje aksionin e golit pa humbur dëshirën për të shkuar në portën e jeshilëve.

Pas goditjes së shokut të ekipit si për fat, topi iu kthye legjionarit pas devijimit të portierit Schmeichel, ish-i i Leicester dhe Nedimi nuk kishte si të gabonte me portën bosh.

Celtic ia ka kthyer rezultatin bluve, por në një Klasike të Glasgout kurrë nuk i dihet se kush del fitimtar deri në fund.

Lajme të tjera |  “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…” - Batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

Gol i Bajramit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us