VIDEO/ Barcelona cinike, një autogol u dhuron fitoren e 22-të në kampionat katalanasve

Barcelona mposhti minimalisht Leganesin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në La Liga. Një autogol i shkaktuar nga Saenz në minutën e 48-të, i dhuroi 3 pikë të arta katalanasve të Hansi Flik. 

Për Barcelonën kjo ishte fitorja e 22-të në kampionat, teksa e shohin veten +7 nga Reali i Madridit, që do të përballet ditën e nesërme në transfertë ndaj Alaveshit.  

Në përballjen e sotme, skuadra e Flik, regjistroi vetëm 3 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që përballjen e radhës do e luajë në transfertë ndaj Selta Vigos.  

LEGANES 0-1 BARCELONA

Saenz 48′ (Autogol)

AUTOGOLI I SAENZ: VIDEO 

Lajme të tjera |  Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e Serisë A, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us