Barcelona mposhti minimalisht Leganesin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në La Liga. Një autogol i shkaktuar nga Saenz në minutën e 48-të, i dhuroi 3 pikë të arta katalanasve të Hansi Flik.
Për Barcelonën kjo ishte fitorja e 22-të në kampionat, teksa e shohin veten +7 nga Reali i Madridit, që do të përballet ditën e nesërme në transfertë ndaj Alaveshit.
Në përballjen e sotme, skuadra e Flik, regjistroi vetëm 3 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që përballjen e radhës do e luajë në transfertë ndaj Selta Vigos.
LEGANES 0-1 BARCELONA
Saenz 48′ (Autogol)
AUTOGOLI I SAENZ: VIDEO