VIDEO/ Barcelona nuk përfiton nga humbja e Realit, katalanasit ndalen në shtëpi nga Betis

Barcelona nuk ka përfituar nga humbja e Real Madrid, teksa katalanasit kanë barazuar në shtëpi përballë Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, përfundoi 1-1.

Golin për katalanasit e shënoi ish-i i Betis, Gavi. Mesfushori spanjoll gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të të sfidës. Ndërkohë që tek Betis, për golin e barazimit mendoi Natan. Ky i fundit e “tundi rrjetën” në minutën e 17-të.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet në vendin e parë me 67 pikë, 4 më shumë se Reali i vendit të dytë. Ndërkohë që me 48 pikë, Betis shkon në vendin e 5-të në tabelën e renditjes.

Golat e ndeshjes:

Goli i Gavit

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ "Rrufe në qiell të hapur", klubi shqiptar mbetet pa trajner në prag të Kupave të Evropës

Goli i Natan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us