Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke e ironizuar përmes një video-je në rrjetet sociale.
Basha ka postuar videon teksa ndodhet me një grup mbështetësish, teksa dëgjohet duke ironizuar Ramën.
“Ti m thu e kam lon duhanin, ishalla s’ke fillu ndonjë gjë më të rëndë o Rame”, dëgjohet teksa i thotë Basha.