VIDEO/ Bayern Munich e nis me “dorë të hekurt” Botërorin e Klubeve, bavarezët “shkrumbojnë” Auckland Cityn

Bayern Munich ka nisur mbarë Botërorin e Klubeve ditën e sotme në Cincinati duke triumfuar me rezultatin e thellë 10-0 përballë Auckland City, në takimin që startoi në orën 18:00.

Djemtë e Kompany bënë një pjesë të parë të mrekullueshme duke shënuar 6 herë. Olise dhe Coman nga dy gola në të parën, Muller dhe Boey nga një çuan në dhomat e zhveshjeve Bayernin me rezultatin marramendës.

Ndërsa në pjesën e dytë, ishte Jamal Musiala që arriti të realizojë tripletë personale në këtë takim, ndërsa golin e fundit e shënoi Muller. Fitorja e sotme me shifrat 9-0 futet në histori si triumfi më i thellë në Botërorin e Klubeve.

Goli i 2-të i Olise

Lajme të tjera |  Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us