VIDEO/ Berisha fenomenal në rikthim, dyshja kuqezi e Lecces ‘prek’ pikën e më pas pëson… 4 herë

Ylber Ramadani po i merrte barazimin Romës në mes të ‘Olimpicos’. Shqiptari dhe Lecce po arrinin të barazonin vendasit në pjesën e parë falë një penalltie, por ëndrra mori fund dhe shqiptarët e klubit jugor u mundën. Sfida u mbyll 4-1.

Klubi italian i shqiptarit ekuilibroi gjërat pas një 11 metërshi ekzekutuar perfekt nga sulmuesi malazez Krstovic në minutën e 40-të. Romanët kishin kaluar në avantazh herët që në minutën e 13-të me ish-milanistin Saelemaekers.

Më pas, Mancini shënoi një gol perfekt me kokë. Edhe talenti i ri Pisili gjeti golin e dytë me verdhekuqtë. Italiani kishte gjetur golin më parë kundër Venezias, një takim i fituar falë tij dhe ndaj nuk harrohet.

Mesfushori legjionar u ndërrua me fillimin e të dytës, sipas skemave të Giampaolos.

VIDEO/ Berisha fenomenal në rikthim, dyshja kuqezi e Lecces

Ramadani në festën e golit

Minuta pati dhe për Berishën, i cili pëlqehet nga tekniku i Lecces. Madje, Medoni iu afrua golit kur trembi traversën e skuadrës së Ranierit.

Goli i Lecce

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us