Mitingu me elektoratin e PD-së dhe aleancës ADSHM në Librazhd-Prrenjas ditën e sotme ka pasur edhe momentin e vet pikant me kreun e selisë blu, Sali Berisha, që pësoi një tjetër “demencë politike”.
Lodhja e fushatës dhe mosha duket se kanë dhënë efektin e tyre jo në favor të tij. Ndërsa nisi fjalën para mbështetësve në shesh, në kuadër të mitingur përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, ai ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti, i cili aktualisht është kreu i qarkut të Elbasanit për ADSHM, kurse zgjedhjet e kaluara ishte deputet në Berat.
Berisha në kujtesën e tij e dinte ende Alizotin në qytetin e gurtë si përfaqësues politik, teksa e korrigjoi menjëherë duke kërkuar edhe ndjesë.
“I nderuar Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Beratit…! Më falni, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit…!”, tha Berisha.
Alizoti nga ana e tij, ka paralajmëruar socialistët që të mos prekin demokratët duke iu drejtuar “juve do iu hamë të gjallë”.
“Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë”, u shpreh ai.
Alizoti iu drejtua duke thënë që të mos guxojnë të shkojnë natën nëpër shtëpitë e banorëve, ndërsa i kaloi fjalën Sali Berishës duke u shprehur “doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”.