VIDEO/ Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Ilir Rusmaili s’ka ligj e moral, i ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat sot sulmoi ish-bashkëpunëtorin e tij anëtarin e KAS, Ilir Rusmaili, duke e cilësuar si një njeri pa ligj e moral, që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin dhe që dikur ai e kishte shkarkuar për korrupsion, gjë që nuk është e vërtetë.

Ai mbrojti lëvizjet e votave brenda PD gjatë rinumërimit në Tiranë dhe Fier edhe me vendimet që kishte marrë Rusmaili për votat e pavlefshme në shumë raste, duke e fajësuar për devijimet brenda PD-së apo për subjektin, gjatë numërimit të parë prej komisionerëve. Por ai theksoi se ligji për shkelësit duhej zbatuar.

Berisha tha se në shumë raste votat e PD shpalleshin të pavlefshme vetëm pse viza dilte pak nga kuadrati.

“Por vetëm një gjë, nëse e vure re, si e gjetën mekanizmin? Me një njeri që s’ka ligj as moral, jo nuk ka. Po, po ka qenë bashkëpunëtori im, por e kam shkarkuar për korrupsion unë atë. Po, po, e kam shkarkuar, për atë e kam, Ilir Rusmailin. I cili me urrejtje patologjike qëndron aty në kundërshtim me ligjin.

Qëndron aty, në KAS, në kundërshtim me ligjin. Nuk ka as ligj dhe as moral, është si vetja e vetë ai. Nuk duhet të jetë aty, është këshilltar i Presidentit, në kundërshtim me ligjin ndodhet në KAS.

Lajme të tjera |  “Danimarka mbështet modelin shqiptar”, ministrja: S’mund t’i mbrojnë emigrantët më shumë se evropianët

Ky për një diçka të vogël i quante vota të pavlera, edhe në Tiranë, pa asnjë shkak ligjor. Se dilte viza pak nga kuadrati, e ka me dhjetëra, ky i quante të pavlera. Ato ndryshime e lëvizje e ndryshime që kanë ardhur në Tiranë, ka ardhur nga vlerësimi i votave pa asnjë shkak ligjor”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us