VIDEO/ Besa tregon “dhëmbët” ndaj Korabit, supergoli i Mazrekajt u dhuron kavajasve vendin e parë

BESA – KORABI 1 – 0 (Mazrekaj 85′)

Ndeshja: 

Është mbyllur me fitoren e Besës sfida e fundit e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Skuadra e Mirel Josës ia doli që të mposhte Korabin në “Egnatia Arena”, duke koleksionuar kështu një fitore të rëndësishme.

Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Mentor Mazrekaj në minutën e 85-të të sfidës. Ish-i i Partizanit dhe Laçit shënoi një supergol nga goditja e këndit, duke lënë të  “shtangur” ekipin e Korabit.

Pas këtij triumfi Besa shkon në kuotën e 6 pikëve po aq sa Vora, ndërsa mbajnë vendin e parë. Ndërkohë Korabi nga krahu tjetër mbetet në kuotën e 1 pikëve dhe në vendin e 9-të.

Kategoria e Parë:  Java e 2-të

Lajme të tjera |  Vera i sjell të gjithë në Shqipëri, Eneo Bitri nis stërvitjen në Berat

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Formacionet zyrtare:

Besa: Mehidri, Mkhululi, Spahiu, Mert Han, Abdulai, Mazrekaj, Nurja, Oliveira, Stafa, Frasheri, Goxha. Trajner: Mirel Josa

Korabi: Qyrani, Paplekaj, Sina, Andoni, Kryemadhi, Shehu, Reçi, Cema, Kurti, Mziu, Lilaj. Trajner: Agim Canaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us