BESA – KORABI 1 – 0 (Mazrekaj 85′)
Ndeshja:
Është mbyllur me fitoren e Besës sfida e fundit e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Skuadra e Mirel Josës ia doli që të mposhte Korabin në “Egnatia Arena”, duke koleksionuar kështu një fitore të rëndësishme.
Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Mentor Mazrekaj në minutën e 85-të të sfidës. Ish-i i Partizanit dhe Laçit shënoi një supergol nga goditja e këndit, duke lënë të “shtangur” ekipin e Korabit.
Pas këtij triumfi Besa shkon në kuotën e 6 pikëve po aq sa Vora, ndërsa mbajnë vendin e parë. Ndërkohë Korabi nga krahu tjetër mbetet në kuotën e 1 pikëve dhe në vendin e 9-të.
Kategoria e Parë: Java e 2-të
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Formacionet zyrtare:
Besa: Mehidri, Mkhululi, Spahiu, Mert Han, Abdulai, Mazrekaj, Nurja, Oliveira, Stafa, Frasheri, Goxha. Trajner: Mirel Josa
Korabi: Qyrani, Paplekaj, Sina, Andoni, Kryemadhi, Shehu, Reçi, Cema, Kurti, Mziu, Lilaj. Trajner: Agim Canaj.